Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec nuk ndalet, do të ecë përpara pavarësisht protestave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.06.2026, 11:14

Agjencia ndërkombëtare Reuters i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec, duke publikuar edhe një intervistë me kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratat e tij për Reuters, Rama u shpreh i vendosur për ta çuar përpara investimin e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht kundërshtimeve dhe shqetësimeve mjedisore të ngritura nga protestuesit.

Kryeministri e cilësoi projektin si pjesë të vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, duke theksuar se bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë miliarda euro.

Nga ana tjetër, Reuters raportoi se protestat janë përqendruar te ndikimi i mundshëm në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar anulimin e projektit dhe kanë ngritur akuza më të gjera ndaj qeverisë për korrupsion dhe mungesë të shërbimeve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit