Vance: Marrëveshja me Iranin do të jetë në interes të SHBA-së, Izraelit mund të mos i pëlqejë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.06.2026, 11:00

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi në një intervistë për “Fox News” se Teherani dhe Uashingtoni janë pranë një marrëveshjeje që, sipas tij, “Izraeli mund të mos e pëlqejë”, por që është në interesin më të mirë të SHBA-së.

Vance theksoi se, megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndajnë shumë interesa të përbashkëta, ekzistojnë edhe raste kur prioritetet e tyre ndryshojnë. Ai shtoi se qëllimi kryesor i SHBA-së në raport me Iranin është të sigurojë që vendi të mos pajiset me armë bërthamore.

Sipas tij, zhvillimet e vitit të fundit kanë krijuar hapësirën e nevojshme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes bërthamore iraniane. “Izraelit mund t’i pëlqejë ose jo, por ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara,” u shpreh Vance.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit