Një qytetar ka denoncuar gjendjen aktuale të trotuarit në rrugën e Lumit në zonën e Bucimasit, Pogradec, duke theksuar se ai është në një gjendje të degraduar pavarësisht se është shtruar vetëm rreth një vit më parë.
Sipas raportimit të qytetarit, trotuari është mbuluar pothuajse plotësisht nga bari dhe vegjetacioni, duke e bërë të vështirë përdorimin normal të tij nga këmbësorët.
Ai shprehet se investimi është bërë sa për show dhe tani që është lënë pas dore kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.
Banorët e zonës apelojnë për mirëmbajtje më të rregullt nga institucionet përkatëse, në mënyrë që infrastruktura e sapo ndërtuar të mos degradohet në një kohë të shkurtër.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem postojeni! Rruga e lumit Bucimas Pogradec ska as 1 vit te eshte shtruar trotuari dhe shikojne si eshte kotandisur eshte mbushur e gjitha plot me bar