Shqipëria në plakje të përshpejtuar, 33 mijë të rinj më pak brenda një viti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.06.2026, 10:01

Shqipëria po përballet me një tkurrje dhe plakje të përshpejtuar të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare më 1 janar 2026, numri i banorëve ka rënë me mbi 27 mijë persona gjatë vitit të fundit, ose 1.2% më pak krahasuar me një vit më parë.

Sipas Monitor, rënia po prek veçanërisht moshat e reja. Grup-mosha 0-4 vjeç u tkurr me 2.3%, ndërsa uljet më të forta u regjistruan te të rinjtë 25-34 vjeç, kryesisht si pasojë e emigracionit dhe rënies së lindshmërisë. Në total, popullsia e grup-moshave 0-34 vjeç u pakësua me rreth 33 mijë persona gjatë vitit 2025, një shifër e krahasueshme me numrin e banorëve të një bashkie të vogël.

Në të kundërt, numri i të moshuarve vijon të rritet me ritme të shpejta. Grup-moshat 70-79 vjeç dhe ato mbi 85 vjeç kanë shënuar rritjen më të madhe, duke konfirmuar trendin e plakjes së popullsisë dhe ndryshimin e strukturës demografike të vendit.

Ekspertët paralajmërojnë se këto zhvillime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe tregun e punës. Tkurrja e vazhdueshme e grup-moshave aktive pritet të sjellë mungesë të fuqisë punëtore dhe profesionistëve të rinj, ndërsa rritja e numrit të të moshuarve do të shtojë presionin mbi sistemin e pensioneve, shërbimet shëndetësore dhe kujdesin social. Emigracioni dhe lindshmëria e ulët mbeten faktorët kryesorë që po përshpejtojnë këtë transformim demografik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit