Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 10 ton kokainë të destinuar për tregun europian

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.06.2026, 09:23

Autoritetet në Kili kanë realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut të narkotikëve, duke sekuestruar mbi 100 ton drogë të fshehur në ngarkesa druri që kishin si destinacion tregun evropian.

Sipas një njoftimi të qeverisë kiliane, operacioni u zhvillua falë bashkëpunimit mes prokurorisë, autoriteteve portuale dhe doganave. Gjatë kontrollit u bllokuan 1,080 ton dru të impregnuar me lloje të ndryshme droge, në atë që autoritetet e cilësuan si një goditje historike ndaj krimit të organizuar.

Qeveria theksoi se sasia e sekuestruar mund të rritet edhe më tej, pasi procesi i inspektimit të të gjithë kontejnerëve të dyshimtë ende nuk ka përfunduar.

Operacioni është zhvilluar në tre prej porteve kryesore të vendit, në San Antonio, Valparaiso dhe Arica, ku u zbuluan ngarkesat e destinuara për tregjet evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit