Aksident në Radhimë, vdes shoferi, plagosen pesë turistë egjiptianë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.06.2026, 08:59

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë, ku u përfshinë tre automjete, një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane që ndodheshin në automjetin “Benz”. Ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, pak minuta pas përplasjes, automjetet u përfshinë nga flakët, ndërsa drejtuesi i mjetit “Seat” nuk pësoi lëndime.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i automjetit “Benz” dhe shpejtësia e lartë. Testet e alkoolit të kryera ndaj dy drejtuesve të mjeteve rezultuan 0.000 mg/l. Shërbimet policore vijojnë hetimet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit