Një aksion policor u zhvillua mbrëmjen e djeshme në fshatrat e Lumit të Vlorës, ku u bë arrestimi i disa personave. Mes të arrestuarve është edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa disa të tjerë janë shpallur ende në kërkim.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar katër armë pistoletë dhe një automjet i blinduar, që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të personave të arrestuar.
Ky aksion policor është pjesë e hetimeve për ngjarjen e ndodhur më 7 qershor, ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Kevi Lazaj. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar i plagosjes, Turi Aligjoni.