Tërmet në jug të vendit, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Tepelenë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.06.2026, 23:18

Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të EMSC dhe raportimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, epiqendra e lëkundjes ka qenë disa kilometra larg Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen konsiderueshëm nga banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit