Pamje tmerri: Rrezohet avioni privat, humbin jetën dy pilotët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.06.2026, 18:45

Një avion privat i tipit Gulfstream G200 është rrëzuar në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar "La Romana" në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në bord.

Sipas të dhënave të para, avioni sapo ishte ngritur në fluturim kur ekuipazhi raportoi probleme teknike dhe shpalli gjendjen e emergjencës, duke tentuar të kthehej menjëherë në aeroport, por pa mundur të mbërrinte në pistë.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën piloti Erick Javier Diago dhe ndihmëspiloti Rudy Ghazal. Fatmirësisht, në momentin e rrëzimit në bordin e mjetit fluturues nuk ndodhej asnjë pasagjer.

Ky fluturim kishte si destinacion qytetin Austin në Teksas të SHBA-së. Një ish-yll i famshëm i ligës amerikane të bejsbollit (MLB) deklaroi më vonë se ky avion ishte nisur pikërisht për të marrë atë dhe familjen e tij.

Hetimet në vijim: Autoritetet e aviacionit civil në Republikën Domenikane kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e plota të këtij defekti teknik që çoi në rrëzimin fatal të avionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit