Reshjet e dendura bllokojnë aksin Gramsh–Moglicë–Korçë, qytetarët të izoluar prej dy orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2026, 15:53

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Gramsh–Moglicë–Korçë, në segmentin nga drejt fshatit Gopesh, në bashkinë e Gramshit.

Sipas qytetarëve që ndodhen në zonë, rruga ka mbi dy orë që është e bllokuar, ndërsa deri më tani nuk ka mbërritur asnjë fadromë për të bërë të mundur hapjen e saj dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Banorët shprehen se kanë kontaktuar administratorin e zonës për të kërkuar ndërhyrje urgjente, por pavarësisht njoftimit, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete në terren.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa drejtuesit e automjeteve dhe banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse për zhbllokimin e rrugës dhe garantimin e lëvizjes së sigurt në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit