Shoku e qëlloi pas sherrit për kalçeton, ky është i riu që u vra sot në Paskuqan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.06.2026, 14:59

I riu që shihni në foto është 27-vjeçari Ardian Baloshi, i cili humbi jetën këtë të hënë në Kamëz pasi u qëllua me armë zjarri. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:25, në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz. Sipas të dhënave paraprake, Baloshi dyshohet se është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 39-vjeçarin Sadik Llanaj, i cili pas ngjarjes është larguar me automjetin e tij dhe vijon të jetë në arrati. Për kapjen e tij janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë edhe efektivë të RENEA-s, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e saj ligjor dhe vënien e autorit të dyshuar përpara drejtësisë.

Policia ka sqaruar gjithashtu se nga kjo ngjarje nuk ka persona të tjerë të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit