Teksa sistemi shëndetësor publik në Shqipëri vazhdon të përballet me mungesa kronike dhe degradim, një tjetër skandal me erë korrupsioni ka dalë në dritë, duke konfirmuar frikën se shëndetësia po përdoret thjesht si një vegël në duart e oligarkëve dhe do u jepet me koncesion hajdutëve të fondeve publike që ta rrotullojnë si të duan në duart e tyre.
Tenderat janë shndërruar në formalitete të paramenduara për të ushqyer rrjetin e bizneseve pranë pushtetit, duke përmendur këtu të fundit të dhënë nga QSUT nëpërmjet Linda Bukuroshes së OBP për oligarkun Klodian Allajbeu me një vlerë prej mbi 1.2 MILIARD LEKË.
Përmes një procedure të “hapur”, QSUT ka shpallur fitues kompaninë EVITA SHPK, ndërsa rivali i saj është skualifikuar me pretendimin se "nuk arriti të plotësonte kërkesat".
Ky proces i radhës është vetëm një copëz e mozaikut të madh të kapjes së tenderave nga grupe biznesi që lidhen pazgjidhshmërisht me emrin e Klodian Allajbeut, oligarkut të Spitalit Amerikan. Emri i tij është bërë një konstante e pandryshueshme në përfitimin e fondeve publike shëndetësore, me bekimin e heshtur ose aktiv të strukturave që duhet të garantonin konkurrencën.
Qëllimi përfundimtar i emërimit të Degjonit, sekretares së Allajbeut në krye të QSUT me dorën e këtij të fundit me anë të sekseres, ministres së Shëndetësisë Evis Sala është më se i qartë!
Transferimi i fondeve publike të QSUT-së drejt Spitalit Amerikan, duke përdorur kamuflazhe nga më të ndryshmet, përfshirë ato me aktorë të huaj (siç po ndodh me projektet me bashkëpunëtorë izraelitë). Kjo strategji po ndjek një model shkatërrimi të qëllimshëm të infrastrukturës publike, për ta bërë atë të pazbatueshme dhe për ta shtyrë përfundimisht drejt një koncesioni ku përfituesi i vetëm do të jetë oligarkia.
Një tjetër motiv që i shtohet listës së arsyeve për të protestuar është pikërisht ky: korrupsioni i shfrenuar dhe përdorimi i shëndetësisë si vegël në duart e oligarkëve. Ndërsa qytetarët presin shërbim, paratë e tyre po “transfuzohen” në xhepat e atyre që kanë ndërtuar perandorinë e tyre mbi kurrizin e të sëmurëve.
