Një incident i pazakontë ka shkaktuar reagime në natën e parë të UNUM Festival, eventit muzikor që po zhvillohet në Shëngjin të Lezhës.
Në një video të publikuar në rrjet, shihet një vajzë e re e shtrirë mbi tavolinën pranë DJ-së, duke kryer veprime të papërshtatshme në prani të qindra pjesëmarrësve të festivalit.
Sipas pamjeve, vajza vijon vetëkënaqjen për disa minuta, ndërsa më pas ndërhyn stafi i sigurisë, i cili e largon nga zona ku po zhvillohej performanca muzikore.
Ngjarja ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, ku shumë komentues kanë kritikuar mungesën e kontrollit dhe menaxhimit të situatës. Disa prej tyre kanë ngritur edhe shqetësime lidhur me përdorimin e mundshëm të substancave stimuluese në ambiente të tilla, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për gjendjen e personit të përfshirë.
UNUM Festival është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në Shqipëri, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Megjithatë, eventi është përballur herë pas here me debate dhe akuza në opinionin publik lidhur me sigurinë dhe kontrollin e aktiviteteve që zhvillohen gjatë tij.
Deri më tani, organizatorët e festivalit dhe autoritetet nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin e regjistruar në video.