Sekuestrohen patika të falsifikuara në 5 lokacione në Prishtinë, vlera rreth 200 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.06.2026, 20:31

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara.

Sipas njoftimit në Facebook, mallrat mbanin shenja të markave të njohura ndërkombëtare dhe vlera e tyre e përafërt llogaritet rreth 200 mijë euro.

Produktet e sekuestruara janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa ndaj rastit janë duke u zhvilluar procedurat ligjore përkatëse.

“Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Doganës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit