Një grua humb jetën pasi ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.06.2026, 19:45

Një grua ka humbur jetën sot në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga një ndërtesë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 ka pranuar informatën për rastin, i cili ka ndodhur në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Viktima (femër) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kompetente ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit