Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Londër në një protestë kundër projektit në Zvërnec dhe zhvillimeve politike në Shqipëri. Me flamuj kuqezi dhe pankarta si “Shqipëria nuk shitet” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, si dhe kanë theksuar se tubimi është paqësor dhe pa ngjyrim partiak. Sipas tyre, protestat kanë nisur fillimisht në Zvërnec dhe më pas janë përhapur në disa qytete të Shqipërisë dhe në diasporë.
Ndërkohë, edhe në Itali, veçanërisht në Milano, qindra shqiptarë kanë dalë në protestë duke iu bashkuar reagimit kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë shqiptare. Protestuesit kanë brohoritur “Dorëheqje, dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe transparencë mbi zhvillimet e fundit, ndërsa tubime të ngjashme janë raportuar edhe në qytete të tjera. Në disa thirrje është përmendur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të kërkesave të tyre për ndryshim të sistemit politik dhe ligjor në vend.
Protestat në diasporë kanë nisur dy ditët e fundit paralele me protestat që po mbahen në Tiranë prej 6 ditësh, sot 7. E nisur kundër projektit në Zvërnec, protesta kërkon largimin e qeverisë Rama dhe Berishës dhe burg për ta duke kërkuar ndryshime në forcat politike në vend dhe një të ardhme të sigurt.