Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me korsinë e katërt në anën e djathtë të autostradës Tiranë – Qafë Kashar, duke kërkuar sqarim mbi funksionin e saj dhe mënyrën se si po përdoret në praktikë.
Ai thotë se kjo korsi përdoret në mënyrë të pakontrolluar nga drejtues të ndryshëm mjetesh, duke krijuar konfuzion në trafik dhe situata të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.
Ai madje shtron edhe pyetjen nëse kjo korsi është e dedikuar për emergjenca e raste të veçanta apo është lënë pa një rregullim të qartë që lejon keqinterpretim nga shoferët.
Qytetari thekson gjithashtu se mungesa e qartësisë dhe moszbatimi i rregullave sjellin kaos në një nga segmentet më të frekuentuara të daljes nga Tirana ku edhe ambulancat duhet të vuajnë pasojat e kësaj papërgjegjshmërie të qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese që nuk janë aty për t’i dhënë zgjidhje.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Nëse e bën dot publike desha te pyes se ajo korsia e 4 djathtas ne autostradën Tr – Qafe Kashar eshte per injorantet, te fortët apo për emergjenca, jam shume i lodhur nga ky vend e nuk po zgjatem se ketu eshte katastrofë sa i përket shtetit por nga ana tjetër duket se jemi dhe popull i degraduar (sigurisht qe pjesërisht kjo), anonim nëse publikohet. Flm.