A po i dërgon Rama kastile njerëzit e tij në protestë?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.06.2026, 13:41

Prej 6 ditësh, sot 7, në Tiranë po zhvillohen protesta masive nga qytetarët. Lumë protestuesish derdhen nga sheshi Skënderbej drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në dukje për nga numri kjo protestë të jep përshtypjen se mund të sjell fundin e tranzicioni të 36 viteve të fundit në Shqipëri, por ka disa element në terren që ngre disa pikpyetje.

Shqiptarët, populli i thjeshtë duhet të ngrihet në protestë, jo vetëm për Zvërnecin, por për 1001 hallet që ky popull ka kaluar ndër vite mbi supe si pasojë e klasës politike që rrokulliset në te të njëjtët parti mëmë, por me fytyra të reja dhe ideologji të njëjta. Në këto protesta kemi parë VIP-a që mbështesnin mitingje partiake, kemi parë dhe vetë parti të voçkla, por të kapur nga një dorë e madhe pushteti që janë aty për të zbehur protestën dhe për të marrë meritat.

Por, së fundmi në protestë janë parë dhe njerëz të afërt me kryeministrin Edi Rama i cili në agoni herë pas here gjen organizator të protestës, grek, serb, iranian. Në protestat e zhvilluara në Tiranë janë parë fotografja personale e çiftit kryeministror Rama, Blerta Kambo e cila shihet me një pankartë në formë pelikani. Ju bën sens o popull që dikush që paguhet nga Rama të dalë të protestojë kundër tij dhe projektit që “edhe sikur 500 mijë vetë të dalin në shesh” ai sërish do të realizohet?

Veç kësaj figure, në protestë me popullin është parë edhe Aqif Rakipi, babai i deputetit te PS, Ornaldo Rakipi. Në këtë kontekst, a mendoni se Rama po dërgon njerëzit e tij në protestë për të dëmtuar protestën?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit