Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, ka dalë nga gjendja e komës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë përmirësuar ndjeshëm.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se punonjësi i policisë, i cili mbeti i plagosur tre ditë më parë gjatë një ngjarjeje në fshatin Lozhan të Korçës, është tashmë jashtë rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe paraqet shenja stabilizimi.
Sipas mjekëve, Adri vijon të marrë trajtim të specializuar dhe mbahet nën monitorim të vazhdueshëm në Spitalin e Traumës, ku po ndjek procesin e rikuperimit.
Efektivi u plagos gjatë incidentit të ndodhur në Lozhan, ndërsa organet ligjzbatuese po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.