Rikthehet ‘nana e snajperit’: Mos më rëntë rruga në Tiranë se…

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.06.2026, 12:48

Qytetarët e Elbasanit i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit.

Gjatë protestave në fjalë është rikthyer në vëmendje një deklaratë e bërë disa vite më parë nga një qytetare, e cila në atë kohë kishte shprehur pakënaqësi të fortë ndaj situatës politike në vend. Deklarata e saj e mëparshme është risjellë në qarkullim në kontekstin e protestave të fundit dhe tensioneve politike që kanë shoqëruar tubimet në kryeqytet.

Në versionin e saj të mëparshëm të deklaratës publike, qytetarja ishte shprehur me tone të forta kritike ndaj qeverisë së kohës, duke thënë: “Mjer populli i shkretë që ka gjetur me një drogmen, atë po se hoqi qafe njeri bjerini nanës një snajper…”. Kjo deklaratë është bërë sërish objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe në media, pasi është rikthyer në kujtesë gjatë protestave aktuale.

Ndërkohë, e njëjta qytetare është parë edhe në tubimet e fundit, ku ka folur për mediat duke konfirmuar se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj të mëparshme. Ajo është shprehur: “Unë jam ajo që para 4 vitesh kërkova një snajper, sot vetëm mos më rëntë rruga për Tiranë…”, duke vijuar të artikulojë pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë dhe situatës politike në vend, në një klimë protestash që vijojnë të mbeten të tensionuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit