“Pa rroga s’dalim në punë”, punonjëset e rrobaqepësisë në Durrës 3 muaj pa paguar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2026, 12:18

Një grup punonjësesh të një rrobaqepësie të quajtur BLD në Durrës kanë denoncuar në redaksinë tonë faktin se prej rreth tre muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre.

Ato thonë se kjo situatë problematkke prek të paktën 80 punëtorë, përfshirë edhe punonjës të huaj, të cilët kanë familje e detyrime mujore.

Punonjëset shprehen se deri më tani nuk kanë asnjë informacion konkret lidhur me pagesat e prapambetura, ndërsa theksojnë se kanë frikë të largohen nga puna pasi mund të humbasin mundësinë për të marrë pagat që u detyrohen.

Ato kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe zgjidhjen e problemit. Për arsye sigurie dhe për të shmangur pasoja në vendin e punës, denoncuesit kanë kërkuar të mbeten anonimë.

Nëse nuk marrin rrogat e prapambetura, ato thonë se do bojkotojnë punën deri në zgjidhjen e situatës ashtu siç duhet dhe e meritojnë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje te lutem dua te shpreh nje shqetesim!!! Une punoj ne nje rrobaqepsi

ne durres kemi prej 3 muaj pa mar rrogat askush sna jep shpres. Pronari Ralf Nushi

Dhe pronari italina Valter Boldrini!! Po e shpreh kte shqetesim te ju si fillim mbase marim nje zgjidhje kjo firma BLD po tallet me te pakten 80 puntor perfshir edhe Filipinase…. Ne kemi frik tw ikim diku tjeter se smund ti marim ato lek kurr. Ju lutem publikonja kete sms. Dhe anonim se sdua ti humbas ato lek

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit