Momenti kur Dorian Kasa i vë thikën në fyt policit të Rrugores

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.06.2026, 12:03

Mëngjesin e sotëm në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku shihet një qytetar sulmon policin e Rrugores te Kthesa e Kamzës.

Bëhet fjalë për qytetarin Dorian Kasa, i cili ditën e djeshme i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore.

Efektivi po orientonte këmbësorët pranë vizave të bardha, afër një qendre tregtare te Kthesa e Kamzës, kur papritmas u sulmua nga pas.

Këto pamje të mbërritura në redaksi tregojnë momentin kur efektivi Loren Rama sulmohet befasisht nga Dorian Kasa dhe pasi përleshen për disa sekonda, rrëzohen në mes të rrugës.

Polici rrëfeu se për një moment nuk e kuptonte kush ishte personi, pasi nuk e njihte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit