Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë nga një banor i zonës së Kombinatit në Tiranë, i cili ngre shqetësimin për bllokimin e kanalit të ujërave të zeza në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në territorin e njësisë bashkiake Nr. 6.
Sipas qytetarit, problemi vazhdon prej disa kohësh dhe po krijon vështirësi për banorët e lagjes. Ai shprehet se bllokimi i kanalit rrezikon të përkeqësohet edhe më tej me rritjen e temperaturave, duke sjellë erëra të pakëndshme dhe shqetësime për shëndetin e komunitetit.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave përgjegjëse për pastrimin dhe zhbllokimin e kanalit, pasi situata po ndikon në jetën e përditshme të familjeve që banojnë në këtë zonë.
“Tek rruga ‘Shaban Bardhoshi’ në Kombinat, është bllokuar kanali i ujërave të zeza. Ju lutem postojeni”, shkruan qytetari në mesazhin e dërguar.
Probleme të tilla me rrjetin e kanalizimeve janë denoncuar herë pas here edhe në zona të tjera të kryeqytetit, ndërsa banorët kërkojnë reagim më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e infrastrukturës.