Pacientët me Talasemi Major në Shqipëri po përballen me një situatë alarmante, pasi prej më shumë se një muaji mungon medikamenti kryesor që përdoret për eliminimin e hekurit të tepërt në organizëm, një trajtim jetik për mbijetesën dhe shëndetin e tyre.
Sipas pacientëve, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, deri më sot nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar dhe asnjë afat konkret se kur do të rikthehet furnizimi me këtë medikament.
Mungesa e tij po krijon pasiguri dhe rrezik serioz për dhjetëra persona që varen çdo ditë nga ky trajtim.
Ndërkohë, edhe pse në tregun ndërkombëtar ekzistojnë disa alternativa të provuara dhe efektive të prodhuara nga kompani të ndryshme farmaceutike, pacientëve me Talasemi në Shqipëri u ofrohet vetëm një medikament i prodhuar nga PROFARMA. Sipas dëshmive të pacientëve, ky preparat po shkakton efekte të rënda anësore, përfshirë dhimbje të forta stomaku, të vjella dhe diarre, duke e bërë të vështirë ose të pamundur vazhdimin e trajtimit.
Për shkak të dozave të larta që kërkohen sipas peshës trupore, një pacient i rritur duhet të marrë deri në 10-12 tableta në ditë, të ndara në disa doza. Megjithatë, shumë pacientë raportojnë se pas marrjes së medikamentit përballen me shqetësime të forta që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme, punën dhe arsimimin e tyre.
Si pasojë, një numër pacientësh kanë ndërprerë trajtimin, pavarësisht rrezikut që kjo sjell për shëndetin. Për personat me Talasemi Major, grumbullimi i hekurit në organizëm është një problem serioz që mund të shkaktojë dëmtime të zemrës, mëlçisë dhe organeve të tjera jetësore, deri në pasoja fatale.
Përballë kësaj situate, pacientët me Talasemi Major u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të garantuar furnizimin e pandërprerë me medikamentet e nevojshme dhe për të siguruar trajtime cilësore e të sigurta, në mënyrë që jeta dhe shëndeti i tyre të mos vihen në rrezik.
Denoncimi i qytetarit:
Edhe te semuret me Talasemi Major kane 1 muaj pa medikamentin kryesore per pastrimin e hekurit te tepert ne gjak dhe askush nuk merr pergjegjesin per kete gje. Nderkohe qe ne Bote ekzistojn shum shum lloj medikamentesh te krijuara nga kompani te ndryshme shum efikase, pacienteve me Talasemi ne Shqiperi i kane lene vetem nje medikament qe eshte i prodhuar nga PROFARMA dhe qe po jep efekte shum te renda shendetesore te pacientet te cilet po refuzojn ta marrin , kjo gje ndikon direkt ne shendetin dhe ne rritjen e hekurit ne gjak i cili mund te japi pasoja fatale deri ne humbjen e jetes. Une qe po ju shkruaj jam paciente me Talasemi Major qe trajtohem ne qendren Spitalore Universitare Nene Tereza dhe ndiqem nga Doktoresh Manika Kreka.
Eshte vetem nje medikament qe prodhohet nga PROFARMA jone e famshme e cila po jep shum efekte anesore te pacientet
Dhimbje te forta stomaku, te vjella, diare
Ky medikament meret me gramatur ne baze te peshes Dhe nje pacient i rritur duhet te marri 10-12 tableta ne dite qe ndahen ne mengjes ne drek dhe darke. Por pasi pijme kete medikaent fillojne shqetesimet dhe nuk jemi as te afte per pune as per shkolle
Nje pjes e pacienteve po heqin dore nga pirja e tij , por kjo na na bene shum keq pasi trupi jone prodhon hekur me shumic qe duhet te eleminohet nepermjet ketij medikamenti. Edhe une vete aktualish nuk po mundem ta vazhdoj pasi me jep dhimbje te forta stomaku dhe te vjella. Vazhdimisht po interesohemi per medikamentet qe vijne nga shtetet e tjera , pergjigja qe marrim eshte “ Nuk e dim se kur do vijne”. Tani ne si pacient nuk jem as te bindur nese do vijene