Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2026, 09:14

Mes lotëve, dhimbjes dhe nderimeve të shumta nga familjarë, kolegë dhe qytetarë, këtë të premte iu dha lamtumira e fundit efektivit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pas rënies në krye të detyrës.

Familjes së të ndjerit iu dorëzuan flamuri kombëtar, kapela e Policisë së Shtetit dhe certifikata e “Dëshmorit të Atdheut”, si simbol mirënjohjeje për shërbimin e tij të paharruar.

Ndërkohë në këtë moment teje të vështirë dhe të rëndë për familjen Mekolli, një gjest prekës solidariteti ka ardhur nga Fondacioni Golden Eagle me në krye zotin Shaqir Palushi.

Fondacioni ka dhuruar 10 mijë euro për bashkëshorten e Eneas dhe djalin e tyre vetëm 8 muajsh që sot nuk është vetëm pa baba, por pa shtyllën e familjes.

Ky kontribut që shkon përtej ndihmës financiare, është një mbështetje më tepër. respekt dhe vlerësim për familjen e heroit që dha jetën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit