Automjeti përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Kaninë, shkrumbohet totalisht

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.06.2026, 23:15

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kaninës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer teksa mjeti ishte në lëvizje. Brenda pak çastesh, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë gjithë automjetin dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit