Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës.
Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor, i cili dyshohet se ishte duke kaluar autostradën, është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë segment rrugor.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar viktimës dëmtime të rënda në trup. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, para mbërritjes së shërbimeve mjekësore. Dyshohet se viktima ishte i pastrehë, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Hetimet vijojnë.