Incident në Vlorë, gardisti i heq pankartën vajzës protestuese

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.06.2026, 20:02

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku dhjetëra qytetarë kishin dalë për të protestuar. Gjatë tubimit të mbajtur në Sheshin e Flamurit, situata është tensionuar pas ndërhyrjes së një personi, i cili sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.

Një video e mbërritur në redaksi tregon momentin kur ky person, me mjaft arrogancë, i shkon pranë një vajze protestuese dhe i shkul me dhunë parrullën që ajo mbante në duar. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e fushatës së Partisë Socialiste.

Veprimi i personit që dyshohet se është punonjës i Gardës ka sjellë irritimin e menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, të cilët kanë dënuar sjelljen arrogante ndaj vajzës që po ushtronte të drejtën e saj për të protestuar.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Shikoni si sillen me qytetarët. Tani sa është bërë te fushata e Partisë Socialiste, te Sheshi i Flamurit. Ky personi i Gardës është ai që e heq parrullën."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit