Mes pankartave dhe thirrjeve të protestuesve për Zvërnecin, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën dy fëmijë që mbanin së bashku një pankartë me një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën shqiptare.
“Belinda me 300 shtëpi, unë me prindërit me qira. Mos u ngopshi!”, shkruhej në pankartën që ata mbanin në duar, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të protestës.
Mesazhi i tyre pasqyronte pakënaqësinë që shumë qytetarë shprehin për pabarazinë sociale dhe kontrastin mes vështirësive ekonomike të familjeve shqiptare dhe pasurisë që i atribuohet figurave të politikës. Në një protestë të mbajtur për çështje që lidhen me Zvërnecin dhe projektet në zonë, pankarta e dy fëmijëve u bë simbol i revoltës së një pjese të qytetarëve ndaj realitetit që përjetojnë çdo ditë.