Rama fluturon me helikopter drejt Vlorës, blindon zonën me policë e detektorë armësh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.06.2026, 18:14

Ashtu siç ishte njoftuar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme me helikopter në qytetin e Vlorës, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me banorët e Zvërnecit.

Mbledhja po mbahet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Labëria”, por ajo që bie sy në këtë vizitë janë masat e jashtëzakonshme të sigurisë që kanë shoqëruar kreun e qeverisë.

Territori i rrethuar dhe kontrolle me detektorë metali

Që prej orëve të para të mëngjesit, i gjithë territori rreth Pallatit të Kulturës është rrethuar nga forca të shumta sigurie, duke krijuar një perimetër të rreptë kontrolli. Masat e sigurisë janë shtrirë deri në hyrje të sallës ku po zhvillohet takimi.

Të gjithë banorët e zonës që janë lejuar të futen në ambientet e brendshme, i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë përmes një detektori metali të vendosur në hyrje.

Takim pa mediat lokale

Ndonëse interesi për këtë bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit është i lartë, takimi ka karakter konfidencial. Sipas informacioneve të para, mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave lokale, të cilat nuk janë lejuar të pasqyrojnë zhvillimet brenda sallës.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi temat konkrete që po diskutohen, por pritet që në fokus të jenë çështje sensitive që prekin drejtpërdrejt komunitetin e Zvërnecit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit