Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident këtë të premte pranë Gjykatës së Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një autobus të linjës së Unazës, i cili është përplasur në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Si pasojë e aksidentit, disa pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta nga goditja, por fatmirësisht nuk raportohet për persona në gjendje të rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar dinamikën dhe rrethanat e plota të përplasjes.