“Nuk ka sistem”, qytetarët të bllokuar prej 45 minutash në Qafë-Thanë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.06.2026, 17:47

Qytetarët që po kalojnë këtë pasdite nga pika kufitare e Qafë Thanës janë përballur me vonesa të konsiderueshme, pasi sistemi doganor ka pësuar probleme teknike.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, udhëtarët kanë rreth 45 minuta që presin në radhë, ndërsa procedurat e kalimit po kryhen me ritme të ngadalta.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur pritet të normalizohet situata, ndërsa radha e automjeteve vijon të zgjatet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit