Një qytetar i Vlorës ka denoncuar gjendjen e rënduar të disa segmenteve rrugore në qytet, të cilat kanë mbetur të papërfunduara prej më shumë se një viti e gjysmë.
Në mesazhin e tij ai shprehet se punimet kanë nisur por rrugët janë lënë në gjysmë në gjendje të amortizuar, me kanale të hapura dhe dëmtime që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Sipas tij, kjo situatë ka sjellë edhe dëmtime në makina dhe rrezik për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente për përfundimin e punimeve dhe kthimin e rrugëve në gjendje normale.
Denoncimi i qytetarit:
Shikoni si po i len rruget e vlores,Ka me shume se nji vit e gjysem. Po i keni mundesit e postoni,jeni i vetmi ze i popullit qe thoni realitetin. Respekte dhe po eshte e mundur te Jem anonim.