Dorëzohet Rama? Sot takim me banorët e Zvërnecit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.06.2026, 17:13

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë këtë të premte në mbrëmje një takim me banorët e Zvërnecit, sipas burimeve të mediave.

Mësohet se takimi është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të ketë në fokus shqetësimet dhe çështjet që prekin komunitetin lokal, si edhe problematikat e ngritura nga banorët e zonës.

Në këtë bashkëbisedim pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Bashkisë së Vlorës, ndërsa aktiviteti do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Takimi vjen në një moment kur kundërshtimet ndaj projektit të resortit në Zvërnec kanë vijuar të intensifikohen, me protesta që kanë kaluar kufijtë e zonës dhe janë shtrirë edhe në Tiranë, duke tërhequr vëmendje në nivel kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit