Makina përplas një fëmijë të mitur në Kombinat, ambulanca vonohet 30 minuta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2026, 17:01

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kombinatit, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të vogël.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija ka mbetur i shtrirë dhe i gjakosur për rreth 30 minuta pa marrë ndihmë mjekësore. Më pas, në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe fëmija është transportuar për në spital.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po merret me drejtuesin e automjetit dhe po heton rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit