VIDEO/ “Berisha dhe Rama të largohen, burg për ta”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 16:28

Në protestën e pestë të zhvilluar nga populli para Kryeministrisë, një qytetar shprehu kundërshtimin e tij ndaj projektit të Zvërnecit dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se kryeministri nuk po përfaqëson interesat e qytetarëve.

“Nuk jemi dakord me Zvërnecin si shumë protestues të tjerë këtu. Rama është thjesht një person që nuk po i përfaqëson njerëzit. Prandaj ne duam që Rama të largohet. Ne nuk jemi këtu për ndonjë përfitim. Nuk kemi nevojë për Izraelin apo për asgjë tjetër. Ajo që dimë është se Rama duhet të largohet, Berisha duhet të largohet dhe të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë në burg”, u shpreh ai para të pranishmëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit