Punimet e mbikalimit në rrugën dytësore bllokojnë trotuarin, qytetarët ecin mes makinave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2026, 16:15

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese të krijuar në rrugën dytësore Tiranë-Vorë ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e një mbikalimi të ri.

Sipas denoncimit, si pasojë e punimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), rruga është zhvendosur mbi trotuar, duke krijuar vështirësi serioze për lëvizjen e këmbësorëve.

Qytetari shprehet se kjo zgjidhje e përkohshme ka bërë që këmbësorët të detyrohen të ecin shumë pranë automjeteve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. Sipas tij, zona ka fluks të lartë pasi përdoret nga qindra banorë që shkojnë në punë ose frekuentojnë qendrën tregtare pranë, duke e bërë kalimin edhe më të rrezikshëm.

Në denoncim theksohet se mungesa e një planifikimi të kujdesshëm për lëvizjen e këmbësorëve gjatë punimeve po krijon një situatë që, sipas banorëve, rrezikon seriozisht sigurinë e tyre.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për të garantuar një kalim të sigurt për këmbësorët deri në përfundimin e punimeve në zonë.

Denoncimi i qytetarit:

Mirdita joq ,mund te shprehim nje shqetsim tek rruga dytsore ku po behet mbikalimi i ri rruga esht zhvendosur ne trotuar pasi arrsh po punon per ndertimin e mbikalimit pasi u be rruga dhe tani i ra ndermend ta bej ,mirpo shqetsimi esht se ka spostuar rrugen ne trotuar si do ecin kembesoret per te vajtur ne pun ngjitur me makinat duke rrezikuar jeten kte gje arrsh se ka menduar fare. Aty kaloin kembsor gjat gjith kohes qe shkoin ne pun ose per te bler tek qendra tregrare mirpo esht ber kalim tejet i rrezikshem qe na rrezikon jeten ,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit