Pak më parë, JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një avioni që lëvizte në bregdetin Vlorës, shumë pranë kokave të pushuesve në Lungomare.
Burimet bëjnë me dije i njëjti avion është parë duke lëvizur edhe mbi ishullin e Sazanit për disa minuta me radhë.
Më pas avioni ka bërë ulje në det, në një platformë pranë Lungomares ku nga ky mjet ka zbritur një burrë me një kapele të kuqe, një orë që bie në sy sapo e sheh dhe shumë roje sigurie të veshur si civilë.
Për momentin nuk dihet se kush mund të jetë ky person i mistershëm që ka mbërritur në Vlorë në këtë mënyrë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe pushusve.