Në protestën e pestë të zhvilluar nga populli para Kryeministrisë, një vogëlush tërhoqi vëmendjen me mesazhin e tij për mungesën e hapësirave të lojës në lagjen ku jeton.
I veshur me qeleshe në kokë dhe xhamadan tradicional, ai kërkoi që fëmijët të kenë më shumë vende ku të argëtohen dhe të kalojnë kohën e lirë.
“Te lagjja ime nuk ka një park për të luajtur. Ne fëmijët i duam këto gjëra”, u shpreh djaloshi para të pranishmëve. Fjalët e tij u pritën me duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës.