Plazhit publik në Kune i del pronari? Nis vendosja e çadrave dhe shezlongëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2026, 15:07

Një shqetësim është ngritur nga disa banorë dhe pushues në zonën e Kunes, Shëngjin.

Sipas tyre, një pjesë e plazhit që prej rreth tre vitesh është përdorur si hapësirë publike për plazh, tani po privatizohet dhe mbushet me shezlongë dhe çadra nga subjektet private duke cënuar aksesin e lirë në plazhin publik.

Banorët shprehen se në këtë zonë kanë banesa dhe e përdorin rregullisht plazhin si hapësirë publike për pushim, ndërsa theksojnë se veprimet po kryhen pa transparencë dhe pa njoftim të qartë nga institucionet përgjegjëse.

Ata kërkojnë verifikimin e menjëhershëm të situatës nga Inspektorati dhe autoritetet lokale, si dhe marrjen e masave për të garantuar që hapësirat publike të mbeten të lira dhe të aksesueshme për qytetarët.

Banorët paralajmërojnë se çështja do të adresohet edhe pranë Kryetarit të Bashkisë së Lezhës, nëse nuk merren masa.

Denoncimi 1:

Pershendetje nje shqetsim

Sot ne shengjin Kune ku ky pllazh publike po behet pllazh privat. Ku qe 3 vite ishte pllazh publike. Ket video do e adresoj edhe te kryetari i Lezhes. Jane duke hyr me qadra. Po presin te perfundoj dita dhe meniher ti vendosin qadrat. Ku ishte vend publik qe 3 vite

Sepse ne e kemi banesen ne shengjin kune dhe te gjith vim ketu i gjith plazhi ketu eshte duke u mar me numrat e inspektoritatit por nuk po lajmrohen ne telefon

Denoncimi 2:

Përshëndetje, Dëshiroj të paraqes një ankesë lidhur me vendosjen e shezlloneve në plazhin publik në zonën e Kunës, Shëngjin, tek Luis Beach, përballë Big Market.

Kjo hapësirë ka qenë plazh publik dhe së fundmi janë vendosur shezllone duke kufizuar ndjeshëm aksesin e pushuesve në zonën publike të plazhit. Kërkojmë verifikimin e ligjshmërisë së këtij veprimi dhe marrjen e masave për të garantuar përdorimin e lirë të hapësirës publike nga qytetarët. Ju faleminderit për vëmendjen dhe presim ndërhyrjen tuaj. Nuk eshte ne rregull ta zaptojn plazhin publik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit