Sot në Tiranë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një person i identifikuar si Dorjan Kasa i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore. Efektivi po orientonte këmbësorët pranë vizave të bardha, afër një qendre tregtare te Kthesa e Kamzës, kur papritmas u sulmua nga pas.
Efektivi rrëfeu se për një moment nuk e kuptonte kush ishte personi, pasi nuk e njihte, por reagoi menjëherë dhe e kapoi autorin me të dyja duart, duke parandaluar një incident më të rëndë.
Pas ngjarjes, Dorjan Kasa u arrestua nga policia, por nuk ka dhënë asnjë deklarim mbi motivin ose arsyen e tentativës për të sulmuar efektivin. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim.