VIDEO/ “Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë, për fëmijët tanë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 14:15

Gjatë protestës së pestë radhazi që u zhvillua dje nga Sheshi Skënderbej drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit përpara Kryeministrisë, një nga organizatoret e këtyre protestave qytetare, Luçiana Kokaj theksoi se protestat do të vijojnë deri sa Edi Rama të dorëhiqet dhe Shqipëria të bëhet një vend ku të rinjtë shqiptarë të kenë të ardhme.

"Edi Rama, dorëhiqu. Kjo është një thirrje që kalon përtej rrugëve të mia, përtej Zvernecit dhe përtej çdo lloj problematike të shqiptarëve. Sot kemi nevojë të shpëtojmë Shqipërinë për fëmijët tanë, ta bëjmë Shqipërinë një vend ku të rrisim me krenari dhe dinjitet fëmijët tanë, ku këta të rinj të kenë të ardhme këtu dhe të mos hapin sytë për të ku të ikin pasi të mbarojnë studimet. Ne do ta bëjmë Shqipërinë", u shpreh Kokaj për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit