Uji del sterrë i zi nga çezmat në Lezhë, banorët: Shëndeti ynë në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2026, 14:03

Banorët e Lezhës po përballen prej disa kohësh me një situatë shqetësuese e cila lidhet me probleme të përsëritura në furnizimin me ujë.

Sipas tyre, çdo 2-3 ditë nga çezmat rrjedh ujë me ngjyrë të zezë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi cilësinë dhe sigurinë e tij.

Një qytetare tregon se teksa po lante enët, uji në çezmë u bë papritur sterr i zi. Banorët shprehen të alarmuar dhe kërkojnë reagim nga institucionet përgjegjëse, pasi frikësohen se kjo situatë mund të përbëjë rrezik për shëndetin e tyre.

Ata kërkojnë verifikimin e menjëhershëm të cilësisë së ujit dhe marrjen e masave për të shmangur përsëritjen e këtij problemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit