Momente që kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve janë regjistruar pak më parë në Lungomaren e Vlorës.
Një avion është parë duke fluturuar disa herë në lartësi të ulëta mbi zonën e plazhit, shumë pranë qytetarëve që ndodheshin aty.
Sipas denoncuesit, pas disa kalimeve mbi bregdet, avioni ka kryer ulje në det, duke shkaktuar habi dhe shqetësim te pushuesit e pranishëm në zonë.
“Kaloi disa herë mbi kokat e njerëzve dhe më pas u ul në det, ndërkohë që plazhi ishte plot me qytetarë”, shkruan ai.
Për momentin nuk dihet ende se kujt i përket ky avion dhe çfarë kërkonte në Vlorë, mbi të gjitha në lartësi kaq të ulëta.