Fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare: Ballukun e kam shoqe fëmijërie

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.06.2026, 12:54

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur dje në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po hetohet për dyshime mbi korrupsion pasiv, pastrim parash, si dhe shkelje të barazisë në tendera, për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë deklarimeve të tij para hetuesve, Tare ka sqaruar se një apartament dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë në Dhërmi është blerë prej tij në vitin 2018, përmes një kontrate noteriale dhe pagesash të kryera në sistem bankar.

Ai ka theksuar gjithashtu se me Ballukun ka një marrëdhënie miqësore që daton që nga fëmijëria, duke shtuar se kjo është një lidhje e njohur në rrethin shoqëror në Tiranë.

Sipas tij, edhe familjet respektive kanë ruajtur prej vitesh marrëdhënie shoqërore dhe takime të rregullta.

Në këtë kontekst, Tare ka deklaruar se i ka ofruar mikeshës së tij mundësinë që të përdorte banesën së bashku me fëmijët gjatë periudhave të pushimeve.

Sa i përket dyshimeve për favorizime apo lidhje me procedura të dyshuara, ai ka mohuar çdo përfshirje apo ndikim në proceset nën verifikim.

Sipas tij, procedura e përmendur në Albcontrol i përket vitit 2014 dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat aktuale.

“Me sa jam informuar bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Në përfundim të deklarimeve, Tare ka theksuar se çdo veprim i tij është kryer në përputhje me ligjin dhe se nuk duhet të hidhen akuza apo të dëmtohet imazhi i figurave publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit