Djali 8 muajsh përcjell babain dëshmor, Enea ndoqi rrugën e vëllait të ndjerë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 11:50

Sot do i jepet lamtumira e fundit policit Enea Mekolli. Në homazhe të pranishëm ishin edhe prindërit e 34-vjeçarit, bashkëshortja dhe djali i tij 8 muajsh, i cili do të rritet me krenarinë për babain e tij, dëshmorin më të ri të atdheut, që ndoqi të njëjtën rrugë si vëllai i tij polic, i ndarë nga jeta vetëm gjashtë muaj më parë.

Dhimbja e familjes Mekolli është e dyfishtë dhe e pazëvendësueshme. Brenda pak muajsh, ata kanë humbur dy djem, dy jetë të lidhura me uniformën dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke lënë pas një boshllëk që nuk mbushet dot dhe një plagë që nuk mbyllet kurrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një operacioni policor për kapjen e 43-vjeçarit Violand Braçellari në fshatin Lozhan, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për vepra të rënda penale. Gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë së Shtetit, ai hapi zjarr ndaj efektivëve, ku si pasojë mbeti i vrarë Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, ndërsa autori u neutralizua dhe u arrestua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit