Dy vëllezërit nga Laçi përfundojnë në spital! Çfarë ndodhi në Tiranë?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 11:14

Dy vëllezër nga Laçi kanë përfunduar në spital në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi dyshohet se janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë. Sipas Policisë, rreth orës 03:00 për ndihmë mjekësore janë paraqitur Klisman Rrapushi (Lepuri), i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, Klaudio Gega (Lepuri), i cili ka pësuar dëmtime në këmbë.

Të dy kanë deklaruar para autoriteteve se janë sulmuar nga disa persona të panjohur në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Fatmirësisht, sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit