VIDEO/ Policët në lot për kolegun e vrarë Enea Mekolli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 10:49

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, gruas së dij dhe djalit 8 muajsh, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli, efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e Violand Braçellarit. Homazhet në nderim të tij po zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, ku qindra njerëz janë mbledhur për të përkulur kokën para sakrificës së tij.

Atmosfera është e rënduar nga dhimbja, ndërsa lotët dhe emocionet kanë shoqëruar çdo moment të ceremonisë. Kolegët e tij, të prekur thellësisht nga humbja, kanë kujtuar Enea Mekollin si një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta, i cili dha jetën në krye të detyrës. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në orën 12:00.

Pas ceremonisë së nderimeve, trupi i pajetë i Enea Mekollit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00, në fshatin Blacë. Aty, mes dhimbjes së familjes dhe respektit të gjithë komunitetit, ai do të prehet përgjithmonë, duke lënë pas kujtimin e një efektivi që sakrifikoi jetën në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit