Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.06.2026, 10:43

Është arrestuar një person në Graçanicë nën dyshimet për veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se arrestimi është kryer mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa ka realizuar kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit.

“Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil”, deklaroi policia

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit