Një qytetar i pranishëm në protestën e pestë të zhvilluar nga Sheshi Skënderbej drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka shprehur pakënaqësi të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar për grabitje të pronave dhe keqmenaxhim gjatë 13 viteve në pushtet. Në një prononcim për JOQ, ai deklaroi se qytetarët nuk kanë parë përmirësim të kushteve të jetesës, ndërsa zyrtarët i cilësoi si “zhvatës dhe grabitqarë”. Protestuesi kërkoi largimin e menjëhershëm të qeverisë, hetimin e pasurive të zyrtarëve dhe vendosjen e tyre përpara drejtësisë.
“Nuk është puna vetëm për problemin qe na kane marre tokat dhe bregdetin. Investime çdo shtet i botes do. Puna është se këta kane grabitur gjithçka. Kane 13 vite ne pushtet dhe nuk te merr malli për asnjë ministër. Te gjithë kane qene zhvatës, grabitqare dhe vetëm për veten e tyre. Asnjë ditë të bardhë nuk ka parë populli. Këtyre jo vetëm dorëheqje, por tu merret pasuria, te futen në burg dhe t’u harrohet emri. Duhet të ikin një orë e më parë”, u shpreh qytetari për JOQ.